TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur në Kongresin e PS edhe për legalizimin e kanabisit mjekësor.
Ajo tha se me këtë proces do të hapet një front i ri pune dhe rritjeje ekonomike per vendin.
“Luftën kundër kanabisit ne e kemi fituar e Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim.
Për këtë shkak e shumë të tjera arye ne vëmë re që mbi 60 % e qytetrëve që janë përgjigjur, 309 mijë shqiptarë janë dakort që vendi të lejojë kultivimin, përpunimin e eksportimin e kontrolluar rreptësisht nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore por duke vijuar ta kriminalizojë atë për trafik apo përdorim vetjak.
Shqiptarët gjykojnë në shumicë se një qasje e tillë do dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin e lidhur me këtë problem madhor jo vetëm shqiptar por dhe ndërkombëtar.
Ne do e dëgjojmë zërin e tyre për legazilimin e kanabisit mjekësor dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike duke vënë në binarë ligjore e duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomemni si kemi bërë deri më sot”.