AKTUALITET, 9 Prill 2022, 13:34

Edi Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë më shumë

Edi Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë
Edi Rama -Kryeministër

Kryeministri Edi Rama, insiston se personat që konsumojnë më shumë energji, që sipas tij jane 5% e popullsise dhe konsumojne 25% te energjise elektrike, do ta paguajne me çmim të lartë. 

"Askush nuk e di sa kohë akoma duhet të përballemi më këtë çmenduri në cmimin e energjisë elektrike.

Ndaj dhe së paku jo se do na zgjidhë problemin, por kemi nevojë më shumë se asnjë herë sot, sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo peshë sipas mundësive ne së shpejti do vendosim një cmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike shumë më tepër se masa e gjerë e popullit se janë më të pasur.

Nuk ka asgjë më normale e të natyrshme sa të shkojmë kundër rrymës të vetë sistemit për të mos lejuar që pensionistët tanë të kenë një dhimbje koke te shtuar për shkak të faturës së energjisë.

5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë nuk mund e nuk do vazhdojnë ti mbajmë me të njëjtën përkujdesje sic bëjmë për pensionistët", tha Rama.