AKTUALITET, 1 Mars 2023, 17:17

Merret vendimi në Këshillin e Ministrave, Shqipëria hap ambasadë në Azerbajxhan! Shpenzimet do të mbulohen nga…

Merret vendimi në Këshillin e Ministrave, Shqipëria hap

Shqipëria ka hapur mision diplomatik në Azerbajxhan. Qeveria ka vendosur sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për hapjen e ambasadës shqiptare në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AZERBAJXHAN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.
Shpenzimet për hapjen e këtij misioni diplomatik do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2023.
Ngarkohet Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare