AKTUALITET, 1 Mars 2023, 17:08

Ishte nën arrest me burg për dhunë në familje, si u lirua Dan Hutra dy javë më parë? Gjykata e Apelit: Ne nuk pranuam ndryshimin e masës së sigurisë

Ishte nën arrest me burg për dhunë në familje, si u lirua

Vrasja e trefishtë e cila tronditi sot kryeqytetin, ka ngritur shumë pikëpyetje rreth autorit, Dan Hutra i cili ekzekutoi me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses, kunatën si dhe një 31-vjeçare tjetër e cila ndodhej në oborrin e banesës së saj në zonën e Kamzës.

Kujtojmë se Dan Hutra ishte në burg vetëm dy javë më parë për dhunë në familje. Ai kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Gjykata e Apelit ka sqaruar në një njoftim për mediat se kjo kërkesë e tij është refuzuar. Tashmë pikëpyetje mbetet se si është liruar Dan Hutra nga burgu, teksa pritet një sqarim nga autoritetet përkatëse.

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra,  i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”,  parashikuar nga neni  130/a  të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e msës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM