TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka mbërritur në Tiranë.
Përmes një statusi në ‘Twitter’, ambasadorja shkruan se Shqipëria është një partner i palëkundur i SHBA, ndërsa vlerëson edhe qëndrimet e vendit tonë në Këshillin e Sigurimit në OKB kundrejt Rusisë.
“Shqipëria është një aleat i palëkundur dhe një partner kritik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, veçanërisht përballë luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, shkruan Linda Thomas-Greenfield.
Just landed in Albania for two days of meetings with civil society and government leaders.
— Ambassador Linda Thomas-Greenfield (@USAmbUN) November 6, 2022
???????? is an unwavering ally and a critical partner on the UN Security Council, especially in the face of Russia's brutal war in Ukraine.
Follow along here and at https://t.co/OLyq1rO3Fb
Në një status të dytë, ambasadorja Thomas-Greenfield, shkruan.
"Çfarë kënaqësie të vizitosh sheshin Skënderbej, që mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për ato që më treguat dhe për pritjen e ngrohtë në Tiranë, Yuri Kim".
What a treat to tour Skanderbeg Square, named after Albania’s national hero.
— Ambassador Linda Thomas-Greenfield (@USAmbUN) November 6, 2022
Thank you for showing me around and for the warm welcome to Tirana, @USAmbAlbania! pic.twitter.com/XMbMiSLFeM