AKTUALITET, 21 Gusht 2023, 20:01

Merr flakë ullishtja në Berat, shkak një shkëndijë elektrike

Merr flakë ullishtja në Berat, shkak një shkëndijë

Një ullishte në fshatin Lapardha, në Berat është përshirë nga zjarri. Era dhe temperaturat e larta kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Si pasojë u dogjën një sipërfaqe me shkurre dhe disa rrënjë ullinj. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike për shkak të linjës së amortizuar.