TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.
Nëpërmjet një statusi në Twitter, Rama shkruan se kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të dy vendeve janë të rrezikshme dhe të papranueshme.
Gjithashtu Rama shprehet se nuk duhet harruar fakti se RMV e Mali i Zi janë aleatë të NATO-s
Reagimi i Ramës:
Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme.
Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.
Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen pas artikullit të publikuar më herët nga ‘The Geopost’ ku shkruhej se Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë.
“Stabiliteti i tyre shtetëror vazhdon të cenohet nga brenda, të ndihmuar nga forcat serbe dhe pro-serbe që marrin leksione nga Beogradi zyrtar. Megjithatë, edhe kërcënimet e drejtpërdrejta dhe të vazhdueshme të Serbisë u kujtojnë këtyre forcave se kanë mbështetjen e saj të hapur dhe të parezervë.
Goditja shkon deri aty sa prek edhe Aleancës e Atlantikut të Veriut. “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mendojnë se janë në paktin e NATO-s dhe se i kanë zgjidhur problemet e tyre me të…”, kërcënoi hapur ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç në intervistë të zhvilluar në televizionin serb”, shkruhet në artikull.