TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës firmosën një memorandum bashkëpunimi për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit turistik veror 2025. Nënshkrimi u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.
Ky bashkëpunim synon parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin dy vendet, dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.
Drejtori Proda theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi si simbol të koordinimit dhe harmonisë ndërinstitucionale, ndërsa Kolonel Hoxha u shpreh i nderuar për mundësinë që efektivët e Kosovës të kontribuojnë në sigurinë rrugore në Shqipëri.
Shërbimet e përbashkëta do të fillojnë nga 1 korriku 2025.
Deklaratë e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës
Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri, gjatë sezonit turistik 2025
Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.
Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva:
Parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore;
Menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet;
Shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.
Drejtori Proda vlerësoi praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol krenarie për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë rrugore, por edhe në luftën e përbashkët kundër krimit dhe paligjshmërisë.
Nga ana e tij, Kolonel Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Kosovës janë të nderuar për mundësinë që t’u shërbejnë qytetarëve krah kolegëve të Policisë shqiptare, dhe se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e objektivave të këtij memorandumi.
Shërbimet e përbashkëta nisin nga data 1 korrik 2025.