AKTUALITET, 30 Qershor 2025, 13:20

Ngjarja e rëndë/ 67-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj, ja çfarë dyshohet

Ngjarja e rëndë/ 67-vjeçarja gjendet pa shenja jete në

Më datë 29 Qershor 2025, në banesën e saj në Korçë, është gjetur pa shenja jete shtetasja K. Xh., 67 vjeçe.

Nga këqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet proceduriale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë për veprime të mëtejshme.