AKTUALITET, 30 Qershor 2025, 11:44

Operacioni/ I kërkuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal për trafik droge, 20 vjeçari arrestohet në Shqipëri

Operacioni/ I kërkuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave që i fshihen drejtësisë së huaj, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Këtë herë në pranga ka rënë Olsi Kapllanaj, banues në Ballsh. I riu u kap në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.

Gjykata e L’Aquilas në Itali ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon një dënim deri në 24 vjet burgim.

24-vjeçari pritet të eksatradohet drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.