AKTUALITET, 25 Gusht 2025, 10:38

Mediu në Kiev, takime me të dërguarin e presidentit Trump, Keith Kellogg dhe kreun e Parlamentit të Ukrainës

Mediu në Kiev, takime me të dërguarin e presidentit Trump, Keith

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një vizitë në Kiev të Ukrainës si pjesë e një delegacioni ndërkombëtar së bashku me parlamentarë nga disa vende të Bashkimit Europian.

Në kuadër të grupit “Friends 4Ukraine”, delegacioni u solidarizua me rezistencën e Ukrainës kundër agresionit rus, duke marrë pjesë edhe në aktivitete zyrtare.

Në ditën kombëtare të Ukrainës, Mediu mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Sheshin Sofia, ku Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Kryeministri i Kanadasë mbajtën fjalimet e tyre. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe gjenerali amerikan Keith Kellogg, i dërguar special i Presidentit amerikan Donald Trump, me të cilin Mediu zhvilloi një takim individual.

Gjithashtu, kreu i Partisë Republikane u takua me kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë shtetërorë.