AKTUALITET, 29 Tetor 2024, 17:22

Mediat belge: Shqiptari i arrestuar në Spanjë dyshohet si i përfshirë ne vrasjen e Bledar Muçës

Mediat belge: Shqiptari i arrestuar në Spanjë dyshohet si i

Katër ditë më parë mediat spanjolle publikuan arrestimin në aeroportin e Manises në Valencia të një 43-vjecari shqiptar, sapo ai kishte zbritur nga një fluturim nga Tirana. Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë në vitin 2022.

Mediat belge kanë zbuluar se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D. Pas uljes, ai tentoi të kalonte kontrollin e pasaportave me dokumente false, por në bazë të gjurmëve të gishtave, personi u identifikua si Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë. D. dyshohet se është përfshirë në likuidimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar. 39-vjeçari Muça u likuidua me gjakftohtësi mbrëmjen e së shtunës përpara banesës së tij në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar. Të paktën dy persona të armatosur e prisnin dhe e qëlluan për vdekje kur u kthye në shtëpi. Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

Nuk është ende e qartë se çfarë roli do të kishte luajtur në këtë vrasje Marsel D., tashmë i arrestuar. Sipas mediave spanjolle, ai dyshohet se u ka dhënë vrasësve informacione për Muçën. D. u burgos në Spanjë në pritje të ekstradimit të tij të mundshëm drejt Belgjikës. Të paktën një i dyshuar është ende në burg në hetimin e vrasjes në Belgjikë. Bëhet fjalë për një tjetër shqiptar, Sergej H., i cili u arrestua në pranverën e vitit 2022. Një i afërm i këtij personi, sipas mediave belge, është dënuar tashmë në Shqipëri në vitin 2019 për një tentativë vrasjeje të Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas.

Prokuroria publike në Antëerp nuk komenton arrestimin e ri në hetimin e vrasjes.