AKTUALITET, 29 Tetor 2024, 17:17

Protestuesit demokratë vendosen te mbikalimi i Shkozetit, bllokohen të dyja anët e autostradës Durrës-Tiranë

Protestuesit demokratë vendosen te mbikalimi i Shkozetit, bllokohen të

Aksi Tiranë – Durrës dhe Durrës – Tiranë në autostradë është bllokuar nga protestuesit demokratë, që nisën protestën pak minuta më parë.

Protestuesit janë vendosur te mbikalimi i Shkozetit.

Ky veprim ka sjellë bllokim të qarkullimit. Protestuesit kanë bllokuar 6 pika nevralgjike në disa akse të vendit.