AKTUALITET, 12 Gusht 2023, 19:17

Ekzekutohet me plumb pas koke shqiptari në Greqi, gjendet i pajetë në oborrin e banesës

Ekzekutohet me plumb pas koke shqiptari në Greqi, gjendet i pajetë

Një shqiptar është vrarë sot me armë zjarri në Salaminë të Greqisë. Sipas mediave greke shqiptari është gjetur i vdekur në oborrin e banesës. Dyshohet se viktima është i moshës 55 vjeç, ndërsa raportohet se është qëlluar me një plumb pas koke.

Bëhet me dije se ishte një i afërm i viktimës që ka lajmëruar autoritet. Sakaq hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër shqiptari iu bë atentat në Greqi, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.