AKTUALITET, 12 Prill 2023, 12:15

Meta pas takimit me Escobar pyetet nëse ka marrë një ftesë për të vizituar SHBA, ja si përgjigjet kreu i PL-së

Meta pas takimit me Escobar pyetet nëse ka marrë një ftesë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me zyrtarin e lartë të SHBA-ve, Gabriel Escobar, ku kanë diskutuar për zgjedhjet e 14 majit.

Në përfundim të takimit, Meta në një komunikim shkurt për gazetarët tha se detajet e takimit do të bëhen publike me anë të një deklaratë zyrtare nga Partia e Lirisë. Por i pyetur nëse ka marrë një ftesë për të vizituar SHBA, Meta nuk dha përgjigje.

Ilir Meta: Ju falënderojmë për vëmendjen do të keni një komunikatë zyrtare nga ana e PL-së.

Pyetje: Kur u takuat me Escobarin, ai tha një shprehje shihemi së shpejti. Ju ka bërë një ftesë për në SHBA?

Ilir Meta: Ju ftoj të gjithëve në stadium, të gjitha atje. Sa i takon takimit ne bëjmë deklaratë zyrtare.