AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 18:42

Berisha takim me gratë e LDGSH-së: Rolin tuaj do ta ridimensionojmë në PD

Berisha takim me gratë e LDGSH-së: Rolin tuaj do ta

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon pasditen e sotme një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Në fjalën e tij, Berisha tha se me rithemelimin e PD-së, do të ridimensionohet dhe roli i gruas në këtë forcë politike.

“Kjo është një periudhë dhe etapë e cila kërkon një obligim edhe më të madh tuajin në këtë mision në mënyrë që PD të arijë sa më shpejt, që rolin dhe vendin tuaj ta ketë në atë nivel, në atë pozicion që duhet. Një përparim është bërë në këtë proces, por këto janë vetëm hapat e parë, nuk jemi në objektivin që kemi. Objektivi është natyral i përcaktuar. Barazia e plotë mes burrave dhe grave në këtë forcë politike. Kjo është jo vetëm në rrafshin moral një objektiv jetik për emancipimin shoqëror, por kjo bëhet sot shumë më e rëndësishme sepse kemi të bëjmë me politika zyrtare të kriminalizimit të kësaj shoqërie. Nëqoftëse ne vështrojmë politikat që ndjek Edi Rama, ato janë politika të kriminalizimit të shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.

Gjatë ditëve të fundit, Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të shoqërisë civile apo ekspertë të fushave të ndryshme.

Ai u ka bërë thirrje që të bashkohen me Partinë Demokratike në protestën që do të zhvillohet më 7 korrik.