AKTUALITET, 6 Shtator 2022, 14:37

Mbytet një grua në plazhin e Shëngjinit

Mbytet një grua në plazhin e Shëngjinit

Një pushuese rreth 50-vjeçe, ende e paidentifikuar, ka humbur jetën në plazhin e Shëngjinit. Gruaja është gjetur pa shenja në bregdet.

Një autoambulancë me personelin mjekësor, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, pas njoftimit nga pushues të tjerë, por për gruan ishte tepër vonë, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t'i nënshtrohet mjekësisë ligjore. Mësohet se viktima ishte e vetme në plazh.