AKTUALITET, 6 Shtator 2022, 14:18

Përdhunimi i 11 vjeçares në Kosovë, Rita Ora përlotet në konferencën për mediat në Tiranë

Përdhunimi i 11 vjeçares në Kosovë, Rita Ora përlotet

Rita Ora nuk i ka mbajtur lotët, teksa foli për rastin e 11-vjeçares së përdhunuar nga 5 burra në Prishtinë, ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik si dhe ka shkaktuar protesta në Prishtinë e Tiranë.

Këngëtarja ka mbajtur një konferencë për shtyp para koncertit, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Por, fillimisht artistja u ndal te vajza, rasti i së cilës i ka tronditur të gjithë. Rita u shpreh se kjo na bëri të kuptojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që ato të mos të përsëriten.

“Pak kohë më parë ajo që ndodhi në Kosovë na bëri të kujtojmë se sa e rëndësishme është të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme dhe sa e rëndësishme është të punojmë me fëmijët që këto mos të përsëriten.

Shpresoj që prindërit dhe e ardhmja e vendit tonë të ndryshojë dhe ndihmojë gratë.

Dhe bashkë me burrat të mësojnë për të drejtat e barabarta. Ju dërgoj gjithë respektin dhe dashurinë familjes së 11-vjeçares.

Përveç kësaj dua t’i ftoj të gjithë të bëhen pjesë e koncertit në shesh dhe të falenderoj Britaninë e Madhe për ndihmën dhe mbështetjen”, u shpreh Rita e përlotur.