AKTUALITET, 6 Shtator 2022, 12:05

Çfarë di agjenti i Vis Martinajt? Shemsi Prençi: Nëse flet Jeton Lami, "tërmet" në polici

Çfarë di agjenti i Vis Martinajt? Shemsi Prençi: Nëse

Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Shemsi Prençi thotë se agjenti jeton Lami i arrestuar si personi që shoqëroi Ervis Martinajn është vetëm një nga policët e shumtë që janë vënë në shërbim të krimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Prençi u shpreh se nëse Lami flet dhe tregon çfarë di, do të ketë shkarkime në kupolën e policisë së shtetit.

“Me dhjetëra policë bëjnë punë të dyta, edhe në shërbim të krimin, dhe këtë e dinë shefat e tyre që marrin rrogën nga lokalet që lejohen të përdoret drogë. 

Edhe Rama e di prej pak kohësh tashme se elita e policisë është në shërbim të krimit”, tha Prençi.