TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 61-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga lartësia në Gjirokastër. Policia përmes një njoftimi paraprak bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”.
Sipas uniformave blu, A. L., 61 vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.