AKTUALITET, 6 Shtator 2022, 13:12

Gjendet pa shenja jete një turiste hungareze në Ksamil

Gjendet pa shenja jete një turiste hungareze në Ksamil

Një turiste hungareze është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

Mësohet se e ndjera është identifikuar si Sindelyne Erzsebet, 66-vjec.

Ajo është transportuar pa shenja jete drejt spitalit ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Me vendim të prokurorisë së Sarandës trupi i e saj do të transportohet Tiranës për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Njoftimi i policisë

Sot, në Ksamil, është gjetur pa shenja jete, në dhomën e hotelit ku qëndronte, shtetasja hungareze S. E., 66 vjeçe, e cila dyshohet se ka ndërruar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.