AKTUALITET, 13 Mars 2022, 13:40

Mbyllet protesta tek Kryeministria, qytetarët zhvendosen tek Gjykata e Lartë, bllokojnë rrugë

Mbyllet protesta tek Kryeministria, qytetarët zhvendosen tek Gjykata e

Pas mbylljes së protestës përballë Kryeministrisë, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën tek Gjykata e Lartë.

Kujtojmë se pas mbylljes së protestës te Kryeministria, ata paralajmëruan se protesta do të vijojë çdo ditë në orën 17:00 në Tiranë, dhe çdo të shtunë do të zhvillohet marshim.

Ndërkohë protesta vijon prej pesë ditësh, ndërsa këtë dielë qytetarët marshuan nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, ku edhe protestuan që prej orës 11:00, duke kundërshtuar rritjen e çmimeve.