AKTUALITET, 15 Maj 2023, 09:23

Mbyllet numërimi në Tropojë, kandidati i PS merr mandatin e dytë

Mbyllet numërimi në Tropojë, kandidati i PS merr mandatin e
Rexhë Byberi dhe Besnik Dushaj

Opozita nuk ka mundur që të sigurojë fitoren as në bastionet historike të saj, një prej të cilëve është padyshim edhe Tropoja.

Në këtë qytet, në mbyllje të numërimit të kutive të votimit është shpallur fitues në një mandat të dytë kandidati i PS-së Rexhë Byberi me 5126 vota.

Edhe pse rezultati ka qenë i ngushtë përballë kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" Besnik Dushaj, socialistët kanë mundur që të sigurojnë dhe një tjetër Bashki për të drejtuar për 4 vite.