TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri doli përkrah Gledian Llatja, i cili kandidoi në këto vendore pë bashkinë e Elbasanit.
Gjiknuri tha se edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat, rezultati është i qartë dhe se në Elbasan, Partia Socialiste ka shënuar një nga fitoret më të mëdha e më historike.
“Vërtet rezultati nuk ka përfunduar se janë edhe 70 e ca qendra votimi të pa përmbledhura, por imagjinoni me mbi 70 qendra votimi pa u hedhur, ne jemi mbi 4000 vota para. Kemi realizuar një nga fitoret më historike në qytetin e Elbasanit. Ne kishim kandidatin më të mirë dhe ekipin më të mirë.
Garën e bëm kot se elbasanllinjtë e kishin të ndarë mendjen e tyre. Ne kemi bërë fushatën më të qetë dhe më të bukur në Elbasan, ju ditët të dalloni se kush e projekton paqen dhe progresin. Këtë fitore e meritoni të gjithë”,-tha Damian Gjiknuri.