AKTUALITET, 14 Maj 2023, 21:33

Demokratët rrezikojnë Shkodrën? Spiropali ka një mesazh "thumbues" për Bardh Spahinë

Demokratët rrezikojnë Shkodrën? Spiropali ka një mesazh

Janë publikuar rezultatet në tre bashkitë ku u votua elektronikisht, të cilat janë dramatike për opozitën, që ka humbur thellë në Kamzë, Vorë dhe në Elbasan. 

Ndërkohë, pritet numërimi i votave në bashkitë e tjera dhe vëmendja është në Shkodër, bastion i demokratëve që duket se rrezikohet seriozisht në këto zgjedhje. 

Kryetari aktual Bardh Spahia, deklaroi se pritshmëritë e të djathtëve janë për fitore, por nuk duket kështu nga kampi tjetër i Benet Becit, ku ka optimizëm për fitoren e socialistëve. 

Elisa Spiropali, përfaqësuese e PS në Shkodër, i ka dërguar një mesazh "thumbues" Spahisë. 

"Bardh, shiko Kamzën, merr frymë thellë dhe përgatitu", shkruan Spiropali, një paralajmërim se ajo që ndodhi me Kamzën mund të ndodhë edhe në Shkodër. 

Demokratët rrezikojnë Shkodrën? Spiropali ka një mesazh