TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha ka vënë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve në tre bashkitë ku u votua elektronikisht dhe koalicioni i drejtuar prej tij dhe Ilir Metës humbi thellë.
Berisha tha se do të kërkojë auditim të pasjisjeve të votimit dhe se koalicioni "Bashkë Fitojmë" do të ndërmarrë të githë aktet e nevojshme për rishikimin e rezultatit, të cilin e quajti paraprak.
Kujtojmë se Berisha ka humbur Elbasanin, ndërkohë që është "dërrmuar" në Kamzë dhe Vorë, të njohura si bastione të djathta.
"Për këto rezultate ka disa kundërshtime shumë të forta. Siç keni dëgjuar, janë mediat që kanë paraqitur dëshmi të transformimit të votës në këtë proces. Duke thënë këtë, unë kërkoj nga KQZ, që të bëjë auditimin e këtyre aparaturave, ti mbledhë dhe të bëjë auditimin.
Kodi Zgjedhor ka parashikimet kur dyshohet në devijimin e rezultatit, ose si mund të trajtohet dyshimi i devijimit të rezultatit. PD do të kërkojë zbatimin e të gjithë ligjeve në këtë drejtim. Aty ku dyshohet do të bëhet verifikimi, sikundër do të bëhet auditimi. Nuk mund të them është apo jo ky rezultat paraprak.
Jam besimplotë për rezultatin e zgjedhjeve. Kemi bërë monitorim të të gjithë procesit zgjedhor. Nuk kemi ndjekur praktikën e një publiciteti të akteve skandaloze që kanë ndodhur. Nuk kemi ndjekur sepse kemi mbajtur gjithnjë, kemi patur si qëllim, jo dekurajimin e zgjedhësve dhe kjo ka funksionuar. Në tërësi pjesëmarrja është shumë e mirë"