AKTUALITET, 18 Shtator 2024, 14:11

Vdekja e Gerti Bogdanit/ “Isha në kontakt me mjekët që i dhanë ndihmën, por...”, Tritan Shehu: Gjithçka ndodhi për punë sekondash

Vdekja e Gerti Bogdanit/ “Isha në kontakt me mjekët që i

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit. Ai tha se ka qenë në kontrakt me mjekët që i dhanë ndihmë ish-deputetit, por ishte e pamundur që ta mbanin në jetë.

"Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar.", tha ai.