AKTUALITET, 26 Korrik 2023, 20:00

Mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së PS, Rama shkarkon gjithë sekretariatin

Mbledhja me dyer të mbyllura e Asamblesë së PS, Rama shkarkon

Edi Rama ka shkarkuar sot të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste.

Sipas ‘Report Tv’, struktura drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj.

Sekretarët e shkarkuar

1-Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi

2-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji

3-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj

4-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti

5-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj

6-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj

7-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko

8-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj