AKTUALITET, 26 Korrik 2023, 15:49

“Komisioni i Etikës nuk ekziston”, Açka i kthehet Bardhit: Jam tërhequr nga dorëheqja, besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia

“Komisioni i Etikës nuk ekziston”, Açka i kthehet

Deputetja Flutura Açka ka reaguar në lidhje me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, se Komisioni i Etikës nuk ekziston.

Në një mesazh në rrjetet sociale ajo shprehet se e ka tërhequr dorëheqjen e saj me besimin që ka ardhur koha që PD të dalë nga agonia. Açka shkruan se sot është në cilësinë që i kanë dhënë demokratët si kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.

“Unë u dorëhoqa nga dorëheqja se besova te miku im, Gazmend Bardhi. Kjo ftesë që kam marrë nga z. Bardhi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së e shpjegon kthimin tim. Besova se ishte çasti që PD të dilte nga agonia, dhe ftesa e tij kishte shumë kuptim për mua.

Ndaj u ktheva, dhe jam sot në cilësinë që më kanë dhënë demokratët, dhe asnjë emër i përveçëm: Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës së Partisë Demokratike”, shkruan Açka.