AKTUALITET, 26 Korrik 2023, 16:45

Kontrollet e policisë në Manzë, del ekspertiza, zbardhet shkaku i vdekjes së anëtarit të MEK-ut

Kontrollet e policisë në Manzë, del ekspertiza, zbardhet shkaku i

Zbardhet shkaku i vdekjes së muxhahedinit 78-vjeçar Ali Mostashari, i cili humbi jetën në 20 qershor, kur policia zhvilloi aksionin në kampin e MEK. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore i moshuari vdiq si pasojë e një arresti kardiak. Ky është përfundimi i ekzaminimeve të bëra nga Mjekësia Ligjore. Në raportin që disponon klan, thuhet se vdekja i ka ardhur si pasojë problemeve në zemër, si dhe nga agravimi i organeve të tjera jetësore, për shkak të mostrajtimit mjekësor.

“Ndryshimet organore janë pasojë e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur viktima. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ali Mostashari ka qenë koronaroskleroza e avancuar me mekanizmin e infarktit të freskët të muskulit të zemrës.”, thuhet në raport. Sa i takon disa shenjave të konstatuara në trupin e viktimës, në raportin mjeko-ligjor thuhet se janë shkaktuar nga rënia në momentet e fundit të jetës.

“Dermishtjet e vërejtura në kokë, hundë dhe gjymtyrët e poshtme si edhe ekimozat e vërejtura në anën e djathtë të fytyrës me mundësinë më të madhe duhet të jenë shkaktuar si pasojë e rrëzimit në momentet e fundit të jetës.”, sqarohet më tej. Ekspertët mjeko ligjorë kanë konkluduar se Ali Mostashari ka ndërruar jetë mes orës 10:00-12:00 të paradites së 20 qershorit. Ekzaminimi i trupit të tij është bërë 8 deri 10 orë më pas.