TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Asgjësohet sërish drogë në Krujë. Në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër” u asgjësuan 4941.
“Megaoperacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe FNSH Tiranë. Megaoperacioni i shtrirë në territorin e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës. Gjenden dhe asgjësohen 4941 bimë kanabis të kultivura në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira malore. Në bazë të Planit të Masave dhe Planit Operacional të hartuar nga DVP Tiranë, prej mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e FNSH Tiranë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, finalizuan fazën e 32-të të megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër”, i zhvilluar kryesisht në zonën e Malësisë së Krujës.
Gjatë kësaj faze u gjetën dhe u asgjësuan 4941 bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva të kultivuara në zona të vështira malore dhe të pyllëzuara. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”, thuhet në njoftimin e policisë.