AKTUALITET, 26 Korrik 2023, 18:23

Ministrja Ibrahimaj është shkarkuar?! Përgjigjet Edi Rama

Ministrja Ibrahimaj është shkarkuar?! Përgjigjet Edi Rama

Edi Rama ka mohuar shkarkimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Pak minuta para mbledhjes së Asamblesë së PS, kreu i ekzekutivit i pyetur për këtë çështje nga gazetarët është përgjigjur: Jo!

Sakaq mësohet se ai nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment tjetër.

Edhe vetë ministrja Delina Ibrahimaj për gazetarët theksoi se as nuk është dorëhequr dhe se as nuk është shkarkuar.