AKTUALITET, 11 Nëntor 2025, 12:35

Mbledhja e parë/ Komisioni i Reformës Territoriale nis punimet, PD e bojkoton, dy aleatët paraqiten në mbledhje

Mbledhja e parë/ Komisioni i Reformës Territoriale nis punimet, PD e

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur sot për herë të parë pas marrjes së miratimit në Kuvend më 27 tetor.

Askush prej grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk është paraqitur në komision, e parë kjo si një bojkot nga ana e tyre, pavarësisht se në këtë komision ka barazi të plotë mes mazhorancës dhe opozitës.

Seanca e parë e Territoriales për drejtohet nga kryetari i PS-së Arbjan Mazniku ndërsa bashkëkryetari i PD-së, Luçiano Boçi mungon. Prezent në sallë ndodhen përfaqësues të opozitës, Vangjel Dule dhe Edmond Haxhinasto.