TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka reaguar pas seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, duke akuzuar prokurorët e SPAK për shkelje të procedurave ligjore dhe gjyqtaren për pranimin e provave jashtë afateve.
Në lidhje me provat e paraqitura nga SPAK, avokati theksoi se ato nuk ngarkojnë me përgjegjësi penale klientin e tij.
Po ashtu, Cakrani deklaroi se do te kerkojne kthimin e dosjes per hetim te metejshem.
“Provat e SPAK nuk na ngarkojnë ne me përgjegjësi penale. Janë ato që pretendojnë për lobimin në SHBA. Që do të thotë se një kompani që këta mendojnë se është kushëriri i bashkëshortes së zotit Meta ka patuar për LSI. Por nuk faktohet në asnjë moment që të LSI zoti Meta, sipas kontratës që cdo pagesë duhet të firmoset nga kryetari i Partisë, nuk rezulton asnjë pagesë as nga llogaria e partisë dhe as një pagesë nga brenda Shqipërisë”, tha avokati.
Avokati i Ilir Metës: Prokurorët e posaçëm çdo seancë sjellin ndonjë dokument të ri që ata e quajnë provë. Ata duhet ti kishin sjellë provat në momentin e përfundimit të hetimeve dhe ne të kishim bërë prapësimet tona.
Unë ika nga seanca, e lashë aty prokurorin dhe gjyqtaren në seancë. Unë nuk mund të legjitimoj paligjshmërinë e gjyqtares zonjës Gjoka që pranon cdo kërkesë që i dorëzojnë prokurorët e posaçëm. E kuptoj që ajo ka një hall, por unë nuk ja zgjidh dot.
Provat e SPAK nuk na ngarkojnë ne me përgjegjësi penale. Janë ato që pretendojnë për lobimin në SHBA. Që do të thotë se një kompani që këta mendojnë se është kushëriri i bashkëshortes së zotit Meta ka patuar për LSI. Por nuk faktohet në asnjë moment që të LSI zoti Meta, sipas kontratës që cdo pagesë duhet të firmoset nga kryetari i Partisë, nuk rezulton asnjë pagesë as nga llogaria e partisë dhe as një pagesë nga brenda Shqipërisë.
Avokati Kujtim Cakrani teksa është larguar nga seanca paraprake që po mbahet për dosjen Meta, para gazetarëve, tha se së pari gjykata duhet të shprehet për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështa. Sipas tij, ajo është në konflikt interesi për shkak se ndaj saj ka nisur një hetim pas akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës se ajo ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi.
“Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor, Nëse çmenden prokurorët bashkë me gjyqtarët dhe japin e marrin prova me njëri-tjetrin që nuk ekzistojnë dhe janë të paligjshme...unë s’e kuptoj. Unë i kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë që të pranojë prova të reja në këtë moment procedurial por të kthejë dosjen për hetimeve të mëtjeshme dhe prokuroia të bëjë procedurën. Ne të njoftohemi dhe përsëri dosja le të vijë në gjykatë, ne kemi mënyrën e marrjes së provave nga ana e gjykatës. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka. Unë do të vij në seancë. Unë nuk mungoj, madje edhe në tjetrën do të vij edhe kolegu im. Nuk ka shanse që Irena gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi, zoti duman është ndër tre prokurorëqt që ka firmosur kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim.
E ka thënë Dumani se ndaj zonjës Gjoka është regjistruar një procedim penal dhe Olsian Çela ka thënë para kuvendit i kemi ktyer verifikimet dhe rezulton se Gjoka ka probleme me drejtësinë në shtetin grek. Si mundet Gjoka të japë një vendim kundër Altin Dumanit. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër. Nuk mund të mendoj se si do të ngrihet zonja Gjoka në mëngjes....Unë nuk po bojkotoj, kam bërë një kërkesë, po pres vendimarrjen e gjykatës se çfarë do të vendosë me zonjën Gjoka.”, tha ai.