AKTUALITET, 11 Nëntor 2025, 12:01

Shqetësimi i opozitës/ A është hakeruar sistemi i SPAK? Prokurori i përgjigjet Këlliçit

Shqetësimi i  opozitës/ A është hakeruar sistemi i SPAK?

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në komisionin për Nismat qytetare dhe mbikëqyrjen e institucioneve, ka kërkuar të mësojë nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara nëse sistemi i Prokurorisë së Posaçme ka patur sulme kibernetike.

Pyetjes së Këlliçit mbi hakërrimin e mundshëm të SPAK, prokurori Mara i është përgjigjur duke thënë se nuk ka ndodhur një gjë e tillë ditët e fundit.

“Në dijeninë time nuk kemi patur problematikë të tillë”, është shprehur Mara.