TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish deputetja dhe ish kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se do të kërkojnë që dosja ndaj saj dhe ish bashkëshortit të kthehet në SPAK.
Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur në hetimet për të vetmin shkak, sipas saj, ‘sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu’.
Kryemadhi deklaroi se hetimi për të dhe Ilir Metën “filloi për minierat e floririt, gradaçelat në Angli dhe Amerikë dhe milionat në offshore, por po rezultojmë që kemi ngelur të heqja e mitrës së Monika Kryemadhit në 2019”.
Kryemadhi: Nuk ka asnjë provë të re, por është kthimi i përgjigje të letërporosisë që ka bërë SPAK në nëntor 2024 dhe ka ardhur më 1 tetor.
Kjo tregon që Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur në hetimet për të vetmin shkak, sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu. Ka thagma që do të nxjerrin në pah se kush janë keqdashësit, apo sabotuesit.
Kjo dosje sic ka ardhur do të kthehet prapa. Do të kërkojmë rikthimin e dosjes në SPAK, sepse vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh cfarë ka ndodhur me GSIS.
Ky hetim ka filluar për të hetuar minierat e floririt, gradaçelat në Angli dhe Amerikë dhe milionat në offshore, por po rezultojmë që kemi ngelur të heqja e mitrës së Monika Kryemadhit në 2019.
Avokati im kundërshtoi dorëzimin e letërporosisë për të pasur një qartësi se pati informacion të gabaur për opinionin publik. Nuk ka asnjë provë të reja, por është kthimi i përgjigjes së letërporosisë të bërë nga SPAK, prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen për gjykim pa mbyllur hetimet.
Nuk dha asnjë argument, materialet e reja do të nxjerrë në pah se kush janë keqdashësit ose sabotuesit nuk po quaj falcifikator. Llogaritë bankare të GSIS tregojnë se janë paguar aq para sa ka deklaruar LSI. Por, sigurisht kjo dosje do të kthehet përsëri mbrapsht, që do të vendosë përpara drejtëisë GSIS, SPAK apo kushdo që ka bërë analizimin e kësaj dosje.
Do të kërkojmë rikthimin se vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh përfundimisht se çfarë ka ndodhur me GISIS. Duke e lexuar me ekspertë financiarë, është e faktuar që LSI ka paguar aq fatura saç ka deklaruar dhe aq janë derdhur në llogarinë bankare të GSIS. Ose me paaftësinë e lexusit financiar të SPAK ose me keqdashësi.