TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fredi Beleri reagoi nga qelia pas fitores dramatike në bashkinë e Himarës.
"Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua t'i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”, tha Beleri.
Fredi Beleri, në burg për blerje votash, është shpallur fitues në bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro. Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri fitoi 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.
Pas shpalljes së rezultatit, në Himarë ka shpërthyer festa nga mbështetësit e Belerit, por nga ana tjetër socialistët janë parë shumë të pikëlluar. Simpatizantët e Belerit u nisen drejt sheshit 'Omonia' duke valëvitur flamuj grekë nëpër makina, ndërsa kanë bërë thirrje edhe në greqisht.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, në një prononcim për mediat tha se Fredi Beleri nuk kishte një kandidat rival, por të gjithë shtetin kundër tij, prandaj thotë se kjo fitore është mjaft e rëndësishme.