AKTUALITET, 15 Maj 2023, 11:25

VIDEO/ Fredi Beleri fiton me 19 vota diferencë, "shpërthen" festa në Himarë

VIDEO/ Fredi Beleri fiton me 19 vota diferencë, "shpërthen"

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", ka triumfuar në Bashkinë e Himarës edhe pse ndodhet në qeli i akuzuar se ka blerë vota. 

Ai ka marrë 3837 vota, e përkthyer në 50.12%. Ndërsa rivali i tij socialist, Jorgo Goro, ka marrë 3818 vota ose 49.88%.  Beleri e ka fituar Bashkinë me vetëm 19 vota diferencë.  

Fill pas lajmit se Beleri ka fituar, në Himarë ka "shpërthyer" festa mes mbështetësve të tij.