TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Evi Kokalari u ka kërkuar demokratëve të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha që të heshtin ose të sjellin fakte që garantojnë pafajësinë e Berishës për ortakërinë te kulla pas Teatrit të Operas e Baletit.
Në një shënim në Facebook ajo shkruan se demokratët e rithemelimit duhet të heshtin pas mundësimit të pazareve të muajve të fundit.
Ajo shkruan se kështu nuk mund të ecet më përpara dhe se shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Rithemelimit.
“Gjëja më me mënd që mund të bëjnë demokratët e rithemelimit, të cilët mundësuan pazaret e muajve të fundit, është të heshtin!!! Nëse nuk keni fakte që garantojnë pafajësinë e klanit të Berishës për ortakëri tek kulla, mbani qetësi të plotë, sepse ky popull s’ju ka asnjë borxh. Boll më! Kështu nuk ecet përpara!” – shkruan ajo.
Një ditë më parë Kokalari shkroi se ky projekt i është dhënë Ramës për aprovim besoj diku nga vera e kaluar kur te gjithe politikisht po beheshin gati per garat e Bashkive dhe leja e ndertimit eshte aprovuar ne 8 Mars 2023, vetem nje jave mbasi vula i kaloi PD zyrtare dhe Berisha refuzonte te bashkohej me ta me pretekstin qe nuk bente pazare me Ramen siç bënte Alibeaj.