TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gleard Gusholli, 31-vjeçari që dyshohet se mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë barbare të dashurën e tij do të dalë ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin. Ndërkohë që për personat e tjerë që kanë ndihmuar Gushollin, është kërkuar detyrim paraqitje.
Ai u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se kishte torturuar për një javë bashkëjetuesen e tij.
Kjo e fundit deklaroi dje për mediat se kishte tentuar disa herë vetëvrasjen por ai nuk e kishte lejuar duke dashur që të vuante nga goditjet me shqelma, grushte dhe me këmbën e karriges.
E reja tha se ish partneri i saj pretendonte se ajo bashkë me prindërit e saj kishin bërë denoncim ndaj tij në shtetin gjerman duke u bërë shkak që ai të dëbohej.