TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paneli i emisonit “Të Paekspozuarit” mezi e përmbajti ilaritetin pasi moderatori Ylli Raikipi pyeti të ftuarit për fushatën e Roland Bejkos, kandidatit të PD-së së drejtuar nga Alibeaj, që nesër hap fushatën në pallatin e Sportit “Fahrie Hoti”. Analisti Artan Hoxha e krahasoi me një ekip që lufton për të mos rënë nga kategoria, ndërsa botuesi Nikollë Lesi, me fytyrën e skuqur nga e qeshura, komentoi takimin e djeshëm në Tiranë të Alibeajt me 20 përkrahës.
Biseda:
Rakipi: Po fushata e z.Roland Bejko si ju duket?
Hoxha: Ka disa skuadra futbolli që luajnë vetëm për të marrë pjesë, as për kupat e Evropës, as për të dalë kampionë. Ato vetëm luajnë për të mos rënë nga kategoria.
Lesi: Pashë dje z.Bejko që ishte me z.Alibeaj dhe kishin mbledhur disa njerëz. Ishte i saktë si akademik. Pak vetë ishin, nja 20-30, por e pëlqenin shumë.
Abilekaj: Këta mbledhin në sallë ata që i duan dhe u shpjegojnë atyre programin.