TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fqinjët e Muhamet Dukës kanë dhënë dëshminë e tyre pas shpërthimit që ndodhi në pallat.
Një prej tyre u shpreh se janë të tronditur e se shpërthimi ishte shumë i madh. E moshuara, tregoi se i shoqi ndodhet në spital, pasi pas shpërthimit, ka pasur probleme me veshin.
"Ne kemi qenë në dhomë tjetër, u ngritëm, i ra tensioni, është në spital se iu bllokua veshi nga shpërthimi. Banesa ka marrë dëmtime, pllakat, janë krisur muret. Shpërthimi ishte i madh, i kërkojmë ndihmë shtetit, jemi vetëm dy pensionista. Këtu është shpërthyer dera e pallatit para 4 vitesh"- tha fqinja.
Në orët e para të mëngjesit një sasi lëndë plasëse shpërthyer në derën e banesës së Muhamet Dukës, që ndodhet në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë. Si pasojë e këtij shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa Muhameti është babai i Elis dhe Leonard Dukës, ky i fundit njihet si drejtuesi i klanit “Duka”.
Mësohet se familjet e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka prej 4 vitesh nuk jetojnë nuk jetojnë më aty, po ashtu as prindërit e tyre të cilët po ashtu nuk dihet se ku jetojnë.