TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli për Rregulloren në Kuvend mblidhet nesër në orën 18:00 për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Emri i tij është mes tetë të akuzuarve të tjerë si pjesë e aferës së inceneratorëve.
Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit në periudhën kur janë miratuar koncensionet për inceneratorët. Më herët, SPAK kërkoi arrestimin e Bllakos, ish-ministrin e Mjedisit me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.
Sipas SPAK. nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana Alqi Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.
“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”, bën me dije SPAK.
Në lidhje me këtë reagoi pak më parë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se si koleg nuk është i gëzuar nga vendimi, ndërsa shtoi se para drejtësisë duhet të vihet kushdo, pavarësisht se nga cili kamp vjen.
“Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një mase sigurie me arrest me burg. Në aspektin njerëzit, të të qënit fakti të kolegut, nga secili krah qoftë personi apo kolegu. në aspektin njerëzor, përgjigja e pyetjes tuaj; s’jam i gëzuar. Por kam një aspekt tjetër, që forcova udhëheqëse e PS ka pasur objektiv arritjen e një momenti që drejtësia të funksionojë dhe të vendoset para drejtësisë gjithkush pa dallim se nga cili krah vjen. Do punojmë në këtë drejtim për të thelluar efektet e reformës në drejtësi”, tha Balla.