TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka komentuar tha ngjarjet e fundit që kanë ndodhur brenda PD-së pasi gjykata njohu zyrtarisht Grupin e Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një dalje për mediat ai tha se do të ketë tentativë për të ulur deputetët e PD-së në mënyrë që të ecin përpara me qëllimin për rrëzimin e qeverisë Rama, duke shtuar se rruga e duhur është bashkimi i demokratëve.
“Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme.
Organi i vetëm që ka legjitimitet është grupi parlamentar i PD-së. Kam parë thirrje të Ina Zhupës për t’u ulur të gjithë, ajo çka duhet të ndodhë është që një orë e më parë, deputetët e PD duhet të ulen me njëri-tjetrin për të folur për të ecur përpara, përballë Edi Ramës, të ulen dhe të gjejnë forcën.
S’ka asnjë hap që pritet, na ngelet vetëm një qëllim, përballja me qeverinë dhe rrëzimin e saj një orë e më parë. Këtë se bëjmë dot të përçarë.
Tani kemi vetëm një qëllim, përballja dhe rrëzimi i kësaj qeverie, këtë nuk e bëjmë dot vetëm”, tha deputeti i PD.