AKTUALITET, 29 Mars 2022, 13:29

Rusia: Fyerjet e Biden ndaj Putinit kanë efekte negative, por dialogu është i nevojshëm

Rusia: Fyerjet e Biden ndaj Putinit kanë efekte negative, por dialogu

“Fyerjet personale nuk mund të mos lënë gjurmë në marrëdhëniet midis krerëve të shteteve.

Sidomos fyerjet personale, të cilat në përgjithësi nuk duhet të kenë vend në fjalimet e  kreut të shtetit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, duke iu referuar fjalëve të Bidenit kundër Putinit, sipas la repubblica.

“Sigurisht, ky faktor ka një ndikim negativ,” shtoi Peskov. Sidoqoftë, “dialogu midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është i nevojshëm”.

“Është i nevojshëm jo vetëm në interes të dy vendeve tona, por edhe në interes të gjithë botës. Në një mënyrë apo tjetër, herët a vonë do të duhet të flasim për çështje të stabilitetit, sigurisë etj”, përfundoi ai.