AKTUALITET, 29 Mars 2022, 13:08

Arrestimi i Bllakos, PD: Rama të mos e bllokojë kërkesën

Arrestimi i Bllakos, PD: Rama të mos e bllokojë kërkesën

Partia Demokratike ka reaguar për kërkesën e SPAK në Kuvend për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako i dyshuar për lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.

Në një deklarate shpërndarë për mediat, PD kërkon nga kryeministri Rama të mos bllokojë kërkesën e prokurorisë “për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri”.

“Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e një grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit”, thuhet në reagimin e PD.

Deklaratë e Partisë Demokratike!

Sot, SPAK njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.

Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrsesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjësia direkte e të cilëve në kuadrin e një grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.