TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Mandateve në Kuvend për kërkesën e SPAK që të autorizohet arrestimi i deputetit të PS, Alqi Bllako.
Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Partia Demokratike “është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më i lartë i përfshirë”.
Postimi i plotë:
Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve.
Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.
Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë.