AKTUALITET, 24 Tetor 2022, 19:35

Emri/ U përplas nga trajleri ndërsa po kalonte autostradën, ndërron jetë 75-vjeçari

Emri/ U përplas nga trajleri ndërsa po kalonte autostradën,

Ka ndërruar jetë në spital 75-vjeçari, Jak Gjergji, i cili u aksidentua pasditen e kësaj të hëne në superstradën Lezhë-Laç.

75-vjeçari u përplas nga mjet i tonazhit të rëndë teksa po mundohej të kalonte nga njëra anë e autostradës në anën tjetër.

Ai nuk mundi dot t’iu mbijetonte plagëve të marra edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës.

Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në polici, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.