TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Eni Ferhati ka ngritur pikëpyetje lidhur me versionin e autoriteteve, se Lear Kurti gëlltiti qese me kokainë dhe humbi jetën.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ai deklaroi se ende nuk ka dalë shkaku i vdekjes, por tha se versione që kokaine të jetë absorbuar nga stomaku i të riut për një kohë shumë të shkurtër, është mjaft i dyshimtë.
"A e vrau policia Lear Kurtin? Me mosveprimet e saj mund të ketë sjellë humbjen e jetës.
Nuk thuhet ende shkaku i vdekjes.
Nëse viktima ka gëlltitur një qese me kokainë, sipas ekspertëve, për kohën e shkurtër, nuk do të kishte shpërthyer në organizmin e tij kaq shpejtë. Sidomos nëse do të gëlltiste qese farmaceutike.
Sa i takon ushtrimin e forcës, ajo duhet të jetë në propocion me sulmin. Në këtë rast i ndjeri nuk ka bërë asnjë veprim sulmues. Vrapimi apo ikja, mund të jetë për shkak të traumës.
Çështjen e shoh si frymë. Kur patrullat shohin që te Teatrit ndërhyhet me forcat RENEA... Kur një polic shikon që tek Unaza e Re, familjarë nxirren me gaz lotsjellës.
Është shembull për tër menduar se uniforma të bën të paprekshëm dhe janë superiorë ndaj qytetarëve.
Pa hyrë te niveli professional dhe çfarë nxjerrim sot nga akademia e sigurisë", deklaroi Ferhati.