AKTUALITET, 6 Maj 2025, 14:51

Konflikti me armë në Laç/ Mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë një prej të rinjve

Konflikti me armë në Laç/ Mbërrin në Gjykatë

Mbërrin në Gjykatën e Lezhës për masën e sigurisë Klevis Ndreca, një prej të rinjve të përfshirë në përplasjen e përgjakshme me armë të së dielës.

Dy grupet e të rinjve u konfliktuan verbalisht e më pas përmes armëve, pas një incidenti banal të përplasjes së pasqyrës së makinave. Për pasojë, nga plumbat në drejtim të njëri tjetrit u plagosën 4 persona dhe 1 person tjetër mbeti viktimë.

Të plagosurit mbetën Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj,ndërsa viktimë mbeti Gerald Bitri 24 vjeç.